Kamioni i fundit që ishte vendosur si barrikadë në Rudarë të Kosovës është hequr.
Në fotografitë e publikuara nga Gazeta Express, shihet momenti kur nga rruga largohet edhe kamioni i fundit që kishte qëndruar për më shumë se dy javë në barrikadë.
Barrikada sot gjatë ditës është larguar edhe në anën e Serbisë dhe ka rezultuar me rikthimin në punë të pikës kufitare në Merdare.
j.l./ dita