Pagat e infermierëve në të gjithë Shqipërinë do të rriten më 15 mijë lekë. Kjo rritje është parashikuar me buxhetin e vitit të ardhshëm.
Kryeministri Edi Rama thotë se nga kjo rritje përfitojnë mbi 14 mijë infermierë.
“Mirëmëngjes dhe me lajmin e mirë se me buxhetin e ri do ketë rritje të pagave për 14.207 infermierë, ju uroj një të diel të mbarë”, shkruan Rama.
j.l./ ABC24.AL