Një gjyqtare futbolli në Portugali ka hyrë në histori duke përdorur ‘armën e re’ që kanë gjyqtarët, kartonin e bardhë.
Që prej vitit 1970 të shohim vetëm dy kartonë, atë të verdhin dhe të kuqin. Megjithatë gjatë ndeshjes Benfica – Sporting Lisbona për femra në Portugali, u përdor për herë të parë në futbollin profesionist kartoni i bardhë.
Gjyqtarja vendosi që ta jepte kartonin e bardhë për stafet mjekësore të të dyja ekipeve, të cilat ndërhynë në fushë për të asistuar një lojtare. Futbollistja ishte ankuar se ndihej e sëmurë gjatë ndeshjes dhe stafet mjekësore u bashkuan për ta ndihmuar atë. Ky veprim bëri që gjyqtarja të jepte kartonin e bardhë në shenjë vlerësimi të sportivitetit të tyre.
Siç raportohet kartoni i bardhë është krijuar për të treguar vlerësimin për veprimet e ndershme gjatë lojës, në një përpjekje për të përmirësuar vlerat etike në sport.