‘Dita Ndërkombëtare e Arsimit’/ Rama prezanton nismën ‘Konkursi Kombëtar i Gjuhës Shqipe’

0
Gjigandi

Kryeministri Edi Rama me anë të një njoftimi në rrjetin social ‘Facebook’ ka njoftuar ditën e sotme nismën e ‘Konkursit Kombëtar të Gjuhës Shqipe’. Ky projekt vjen në kuadër të ditës ndërkombëtare të Arsimit.

Në videon e postuar nga kryeminstri, ministrja e Arsimit Evis Kushi paraqet edhe detajet e nismës. Fillimisht konkursi do të zhvillohet në rang zyrash arsimore, e më pas në rang kombëtar, me 13 faza dhe një finale të madhe. Ai do të përfshijë të gjitha klasat 9-vjeçare të vendit dhe fazat finale të tij do të transmetohen në kanalin shtetëror ‘RTSH SHkolla’.

“MIRËMËNGJES

dhe në Ditën Ndërkombëtare të Arsimit sot prezantojmë nismën më të re, “Konkursi Kombëtar i Gjuhës Shqipe”, një sprovë e bukur mes nxënësve që i shërben mbrojtjes e kultivimit të gjuhës shqipe brez pas brezi, ju uroj një ditë të mbarë” – shkruan kryeministri Rama.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu