Përdhunuan në grup 11-vjeçaren në Kosovë, 3 nga 5 autorët janë të mitur

0
Gjigandi

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë që tronditi Kosovën ditën e djeshme.

Bëhet me dije se 3 nga 5 të dyshuarit për përdhunimin e 11-vjeçares në Prishtinë janë të mitur.

E mitura ka rrëfyer në polici se 5 persona e kanë përdhunuar në grup për 7 orë më radhë. Katër prej përdhunuesve janë vënë në pranga, mes tyre edhe Ekrem Rexhepi. Në grupin e të arrestuarve është i përfshirë edhe vëllai i tij 17-vjeçar.

Ata janë lënë në burg pa afat nga gjykata deri në përfundim të hetimit mbi rastin në fjalë.

Sipas policisë, Rexhepi rezulton i dyshuar edhe më parë për vepra penale të ngjashme.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu