Përdhunimi i 19-vjeçares, djemtë e shantazhonin me video intime, dyshohet se e reja kishte lidhje me njërin prej tyre

0
186
Gjigandi

Policia ka ndaluar gjashtë adoleshentë orët e fundit në një operacion në Përmet, për kapjen e shtetasve që kanë kruer marrdhënie seksuale me vajza të rritura.

Gjithashtu dyshohet se është përdhunuar një 19 vjeçare.

Lajmin e konfirmon korespondentja e “Panorama”.

Operacioni i policisë ka ndodhur në Përmet dhe nuk ka ende një njoftim zyrtar.

Burimet për “Panorama” bënë me dije se e gjithë ngjarja ka ndodhur në një fshat të Këlcyrës.

Më herët djemtë e shantazhonin vajzën e abuzuar me video deri sa ia arritën qëllimit.

Urdhërndalimet janë lëshuar nga Prokuroria e Përmetit. Dy nga djemtë akuzohen për përdhunim, ndërsa katër të tjerët për ngacmim seksual.

Të rinjtë jetojnë në qytetin e Përmetit, ndërsa vajza nga fshati Goricë, njësia administrative Sukë. Djemtë janë të moshës 17- 18 vjeçare dhe ndalimi i tyre është bërë pas denoncimit që ka bërë vajza e abuzuar.

“Panorama” mëson gjithashtu se abuzimi seksual nga dy djemtë me vajzën ka ndodhur dje rreth orës 18:00.

Dyshohet se e reja ka pasur lidhje me njërin prej djemve të ndaluar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu