Ndaj Çekisë ishin 300 mijë kërkesa, për 21 mijë vende në Arenën Kombëtare. Një garë e ethshme për të siguruar një vend në stadium, madje duke i paguar biletat me çmime jashtë logjike.
Por, përpara miqësores me Bullgarinë, situata paraqitet krejt e ndryshme. Interesi për biletat ka qenë tejet i ulët dhe stadiumi pritet të mbushet vetëm në gjysmë të kapacitetit.
Të martën në stadium mendohet të jenë të pranishëm vetëm 10 mijë tifozë.
p.c. / ABC24.AL