Për herë të parë, Danimarka nuk ka regjistruar asnjë grabitje banke. Transaksionet me para në dorë në vendin nordik pothuajse nuk egzistojnë më. Danezët po përdorin kartat e kreditit dhe telefonat inteligjentë për të bërë pagesa.
Shoqata daneze e punonjësve të bankave mirëpriti lajmin të martën se gjatë vitit 2022 nuk kishte patur asnjë grabitje banke.
Njoftimet mediatike vunë në dukje se në Danimarkë tërheqja e parave në banka ka rënë me rreth tre të katërtat çdo vit gjatë gjashtë viteve të fundit. Në vitin 2000, u regjistruan 221 grabitje bankash, tha shoqata “Finance Denmark” dhe në vitin 2021 pati vetëm një grabitje.
Keqbërësit e drejtuan vëmendjet tek bankomatët, duke shënuar 18 grabitje në vitin 2016. Por edhe grabitjet e bankomatëve kanë rënë në zero mes shtimit të masave të sigurisë dhe atyre teknike, sipas shoqatës.
“Finance Denmark” thotë se vitet e fundit keqbërësit e kanë pëqendruar vëmendjen tek mashtrimet në hapësirën kibernetike./VOA
a.m/dita