Rusia shënon ditën e 600-të të luftës qër kur nisi pushtimin e Ukrainës

0
Gjigandi

Rusia ka sulmuar Ukrainën me raketa, dronë, sulme ajrore dhe artileri mëngjesin e 16 tetorit, në ditën e 600-të që kur Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës.

Ushtria e Ukrainës raportoi se Rusia ka lëshuar dhjetë raketa dhe 12 dronë kamikazë, me forcat ajrore që raportuan se kanë rrëzuar dy raketa që shënjestronin në veri dhe lindje të Ukrainës. Njëmbëdhjetë nga dronët, shumica që shënjestronin perëndimin e Ukrainës, janë rrëzuar, thanë forcat ajrore ukrainase.

“Fatkeqësisht ka të vrarë dhe të plagosur në mesin e civilëve”, tha ushtria ukrainase pa ofruar shifra për të vrarët.
Filip Pronin, guvernator në rajonin lindor të Polltavës, tha se tre civilë janë hospitalizuar pasi ky rajon u godit me dronë dhe raketa. Ai shtoi se ka dëme edhe në disa shtëpi private.

Rusia po ashtu ka kryer sulme me artileri në rajonin jugor të Zaporizhias, raportuan autoritetet rajonale. Disa ndërtesa banimi janë dëmtuar dhe një grua e moshuar raportohet se është plagosur.

Në zonën e Avdijivkës në rajonin lindor të Donjeckut, forcat ukrainase kanë “zmbrapsur mbi 15 sulme të armikut”, tha ushtria ukrainase.

RonaTyra

Ukraina raportoi se po vazhdon të mbrojë lindjen dhe jugun e vendit kundër sulmeve ruse, përderisa kundërofensiva ukrainase po vazhdon në juglindje në drejtim të Melitopolit dhe Zaporizhia.

a.c./dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu