I ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Open”, Albin Kurti u pyet sa i takon përplasjes mes Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë dhe Bashkisë së kryeqytetit disa ditë më parë, mbi “dhunën e ushtruar në Astir”.
googletag.cmd.push(function() { googletag.display(‘div-gpt-ad-1508592105648-0’); });
“Unë nuk e kam pas menduar se qendra e Vetëvendosjes qenka kaq e rëndësishme, e organizuar, besoj se Bojken Abazi e të tjerë duhet të japin përrgjigje në këto pyetje, se kuptoj pse duhet të bëj avokatin apo akuzuesin e tyre, janë qytetarë të lirë të këtij vendi, kritika është e domosdoshme, në kuadër të një dashamirësie. Unë kam mësuar prej tyre sa ata prej meje, e quaj sulm të autenticitetit të tyre, të thuhet se s’keni ca merreni me ta se ata janë thjesht një degë e zgjatur, s’po distancohem, dua të restauroj autenticitetin e tyre.”
Ju kujtojmë se ditë më parë, LV dënoi dhunën e ushtruar ndaj banorëve të zonës së Astirit, ku përmes një statusi në Facebook, ndër të tjera thuhej se “korrupsioni, skandalet, parregullsitë dhe standardet e dyfishta e kanë karakterizuar të gjithë procesin e projektit të Unazës së Re”.
Asokohe, fill pas postimit në fjalë reagoi përmes një deklarate Bashkia e Tiranës, që shprehej se LV Është votuar të qeverisë Kosovën, jo të bëjë djalin e Fahriut.
Lëvizja Vetëvendosje dënoi dhunën në Astir, Bashkia e Tiranës: Është votuar të qeverisë Kosovën, jo të bëjë djalin e Fahriut