Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka përkujtuar sot Hafir Shalën, mjekun e UÇK-së, në 24-vjetorin e kidnapimit dhe zhdukjes së tij.
Në një postim në Facebook thuhet se më shumë se dy dekada pas luftës, fatkeqësisht, ende nuk dihet se ku pushon trupi i heroit të luftës.
“Kosova nuk duhet të pushojë asnjë ditë në kërkimin e zbardhjes së fatit të dr. Hafirit dhe qindra shqiptarëve tjerë që figurojnë akoma të zhdukur nga lufta në Kosovë.
Lavdi veprës dhe jetës së Dr. Hafir Shalës”,
thuhet në postimin e PDK-së.