“Patriotizmi” pas vizitës së Mitsotaqis, reagon Manjani: Ja arsyet që Greqia nuk është armiku ynë

0
Gjigandi

Ylli Manjani, ish-ministri i Drejtësisë ka reaguar pas vizitës së kryeministrit grek në vend. Në një postim në rrjetin social Facebook, ai ka shprehur qëndrimin e tij lidhur me qasjen e popullit tonë, ndaj atij grek. Sipas tij, të sulmosh kryeministrin grek, është e tepërt, kur nuk mbajmë asnjë qëndrim ndaj atij shqiptar.

Reagimi:

(Anti)Patriotizëm.

**
Kam patur idenë se po ti thuash një shqiptari grek ishte sharje e madhe.

Me kalimin e kohës, duke parë realitetin në sy, jam bindur plotësisht se të qënurit “grek” është gjë e mirë shumë.

RonaTyra

Grekët janë popull që jetojnë me demokracinë. Politika në greqi ndryshon sa herë e vendosin grekët. Kush rrefuzon ta pranojë këtë Syntagma dhe sheshet e tjera mbushen plot e përplot me grekë. Rrugët bllokohen deri sa qeveria ndryshon. Gjithmonë me zgjedhje.

Grekët nuk jetojnë me direktiva ambasadorësh. Përkundrazi,kur u vajti Klinton për vizitë i dogjën flamurin amerikan mu para syve.

Grekët janë të mençur dhe mikpritës sa më ska. Sa shqiptarë jetojnë sot në Greqi?

Në Greqi ose kudo ka grekë ka qejf.

Grekët punojnë, por edhe dialogojnë.

Grekët besojnë në zot dhe të bukurinë e natyrës.

Me thënë të drejtën nuk e di përse jemi në “mllef” me ta?!

Për Himarën?!
Po aty more është Himara dhe gjithë jugu.
Ka vajtë Kryeminiatri i Greqisë aty?
Po shumë mirë ka bërë.

Ka vajtë një Kryeministër ka rruspa e IMKT. Pa tangërllik dhe pa fjalime arrogante.

Muhabet kot për besë, të merresh me hallet e Greqisë kur s’u japim dum halleve tona.

Rrimë squk para Ramës, ama i bërtasim fort Micotaqis… pffff.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu