Në një status në Facebook, Hervin Çuli ka mbajtur një qëndrim kritik lidhur me Big Brother.
Duket se ky format nuk është në shijet e tij, ndërsa shprehet: “Tmerr! E kapa veten duke parë Big Brother”! Ndoshta fjala tmerr është paragjykimi im për formate të këtij lloji. Ndofta koha imponon atë që shpesh e quajmë jashtë shijeve tona, larg ambicieve, artit të vërtetë, artit që mendoj unë dhe ca të tjerë. Ndofta gabojmë”, shkruan ai.
Më tej Hervin Çuli thotë se shpesh fisnikëria e humb betejën përballë injorancës.
Statusi:
“Tmerr”!!! E kapa veten duke pare “Big Brother”! Ndofta fjala “tmerr” eshte paragjykimi im per formate te ketij lloji! Ndofta koha imponon ate qe ne shpesh e quajmë jashtë shijeve tona, larg ambicieve, artit te vertete, artit qe mendoj une dhe ca te tjere, kuptohet! Ndofta gabojmë!… Sot ne fakt nuk i jap dot pergjigje konstatimit tim po t’a shtroja si pyetje! Nga miq degjova se aty brenda jane kater aktore (jo pa emer dhe pa karriere); është dhe Armando Kllogjeri, super artist, super tenor! Ende pyes veten (vazhdon paragjykimi): pse eshte futur aty ? Ai thote per te promovuar Operan, jeten e tij! E bëri dhe Katia Riccarelli ne fund karrieres saj, me inteligjencën e organizatoreve per ti dhënë një ekuiliber kulturor formatit. Shume mire nese ky ka qenë qellimi i organizatoreve ne Shqiperi. Por kur e pashë tenorin e madh te frustrohej nga nje i paditur,(fjala me e bute qe gjeta), qe thone qe eshte gazetar, qe i jepte leksione audience bashkohore maestros, ndërkohë që luante me cakmakun e trurit plloq qe vetem llap-llap por nuk dëgjon, pata dhembje per artistin e madh, qe i perulur përballë kohës dhe lojes aty brenda, nuk ka mundesi qe nje te padituri te mjere pa edukate (perseri fjala me e bute), ti ktheje pergjigjen qe meriton. Shpesh fisnikëria e humb betejën përballë injorancës! Ndaj nese je futur aty, jepi Armando! Nejse, si kane ardhur kohet, “Big Brother” nuk e zhbejme dot, eshte realitet! Kemi mundesi, si ndjekes, te luftojme per t’a emancipuar! E ndjekin fëmijët tane! S’ja vlen te thuash me audiencën dhe fuqinë popullore qe ka: ” Big Brother” s’me përket! Kështu thoja dhe une, Armando Kllogjeri ma ktheu mendjen! Duhet pershtatemi me kohën, dhe kudo qofte te luftojme per çdo dekik edukimi, ne te kundërt, do jemi ca vezhgues qe dilemen e madhe te ndryshimit do e shohin thjeshte si nje vetvrasje!