Ne e njohim prej kohësh Olivier Giroud, i cili luan dhe shënon për Milanin tashmë. Sulmuesi 35-vjeçar francez nuk është tepër i rezervuar edhe për jetën e tij jashtë fushës. Shpeshherë zbulon disa detaje, pa shumë sekrete. Në një intervistë për GQ, Oliver flet për pasionet dhe obsesionet e vogla, me disa detaje të papublikuara.
Nga Bibla te flokët, duke kaluar përmes lenteve të kontaktit. Giroud ndalet te Bibla, e cila luan një rol themelor në jetën e tij: “Për flokët e mi më ngacmojnë shokët e skuadrës. Sekreti? Një goditje me furçë me flokë të lagur, xhel dhe llak flokësh. Ndonjëherë bëj shumë goditje me kokë dhe ato shkatërrohen, por nuk ka rëndësi.
Të qenit besimtar është shumë e rëndësishme për mua. Fjala e Zotit më ndihmon në jetën time të përditshme dhe për këtë flas shpesh edhe me familjen time”. Me pas, sekreti mbi palestrinat: “Janë shumë të veçanta, kanë foto dhe emrat e të gjithë familjes sime. Është e rëndësishme për mua t’i shoh para se të futem në fushë.
E dua tiramisunë, e kërkoj gjithmonë nëpër restorante. Ma bënte gjyshja. Nuk më pëlqen alkooli. Tani do t’ju them diçka qesharake: mbaj lentet e kontaktit që nga viti 2011. Para atij viti familja ime më thonte se diçka nuk shkonte. Kur shkova tek okulisti më pyeti se si ia dilja të luaja në ato kushte.
Vura lentet e kontaktit dhe fitova kampionatin e radhës. Faleminderit okulist!” Këpucë, kafe dhe orë. Pa këto kurrë: “Këpucët e sportit i dua, sepse përfaqësojnë punën time. Numri 44 i këmbës. Unë shkruaj mbiemrat e mi dhe vendos flamurin francez.
Ato që përdor në stërvitje kanë tendencë të zgjerohen, vesh disa të reja në lojë. Unë e dua kafen, në mëngjes duhet të pi të paktën dy filxhanë për t’u zgjuar. E pranoj që në Itali e bëjnë mirë. Një hobi tjetër është të koleksionoj orat, pa to ndihem i humbur. Më pëlqen t’i vë në dorë, më pëlqejnë nga marka të ndryshme”.
Çelësat e makinave dhe së fundi, pashmangshmërisht, futbolli: “Unë jam një adhurues i madh i makinave sportive, ndaj i mbaj gjithmonë çelësat. Nuk eci shumë shpejt, por më pëlqen t’i ngas. Këtu në Milano kam një M8 fantastike falë sponsorit BMW.
Topi përfaqëson jetën time. Kur isha i vogël dhe kthehesha nga shkolla duhej të luaja në shtëpi, bëja edhe disa dëme. Edhe tani kam fëmijët e mi dhe argëtohen si unë dikur”.