Ish-kreu i Bashkisë së Shëngjinit, njëkohësisht dhe ish-futbollisti Salvador Kaçaj, tha se nuk do të mund ta shohë ndeshjen Shqipëri-Çeki, në stadium, pasi Federata Shqiptare nuk i jep biletë. Në studion e News24, Kaçaj tha se si lojtar i Kombëtares nuk i japin bileta duke shtuar se “është i persekutuar”.
Megjithatë ai thekson se nuk është rasti i vetëm, pasi nuk jepen për askënd. “Asnjë biletë, asnjë qasje”, tha Kaçaj.
Nga ana tjetër, ish-futbollisti solli rastin e klubit të tij në Athinë, ku tha se emri i tij është i shënuar dhe sido që të jetë, vendi është i tij. “Si lojtar i Kombëtares nuk na japin bileta se ne jemi të persekutuar. Po nuk jep Federata Shqiptare e Futbollit për asnjë lojtar, ndërkohë që në klubin tim në Athinë e kam emrin në stolin tim të përjetshëm të shkruar, si shkova, si s’shkova.
p.c. / ABC24.AL