Qeveria miraton vendimin: “Durrah City Football Academy” do të ndërtohet në zonën e Spitallës

0
Gjigandi

Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për kalimin në përgjegjësi administrimi, nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë te Ministria e Arsimit dhe Sportit, të pronave shtetërore me numër pasurie 79/1, me sipërfaqe 99 mijë e 770 metra katrorë, dhe 80/1, me sipërfaqe 104 mijë e 580 metër katror në zonën e Spitallës në Durrës. Këto pasuri doo të vihen në dispozicion të fondacionit “Durrah City Football Academy”, me qëllim ndërtimin dhe zhvillimin e kompleksit të Akademisë së Futbollit Durrës.

“Pasuritë do të përdoren për ndërtimin dhe zhvillimin e kompleksit të Akademisë së Futbollit Durrës, të ambienteve sportive dhe çdo shërbimi të nevojshëm, në funksion të promovimit dhe zhvillimit të sportit të futbollit në Republikën e Shqipërisë, si dhe realizimin e funksioneve të fondacionit “Durrah City Football Academy” shkruhet në vendim.

Vendimi ngarkon Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë si dhe fondacionin “Durrah City Football Academy” dhe Agjencinë Shtetërore e Kadastrës për zbatimin e këtij vendimi.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu