Pas lënies në burg të gjyqtares Enkelejda Hoxha, GJKKO ka dhënë vendimin edhe për bashkëpunëtorët e saj.
Në njoftimin zyrtar thuhet se, avokati Aldo Tabaku është dënuar me 4 vite burg, i cili luante rolin e sekserit për të ndikuar te gjyqtarja për lehtësuar dhe liruar nga burgu kriminelët. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, bëhet me dije se Tabaku do të kryejë 2.8 vite burg.
Mes të dënuarve është edhe sekretarja e Gjykatës, Emanuela Mallkuçi e dënuar me 3 vite burg, nga të cilat do të kryejë 2 vite burg. Ndërsa Saimir Petani dhe Bledar Petani janë dënuar secili me 2.6 vite burg nga të cilat do të kryejnë 1.8 vite burg. Ata ishin të afërmit e të dënuarit që kishin futur avokatin ‘mik’ tek gjyqtarja për ta liruar nga burgu.
Ndërkohë, të arrestuarit e tjerë janë Gazmi Nezaj, Altin Skëndaj, Gentjan Nezaj, Isuf Tanuzi dhe Trëndafile Frangu.
Sakaq, mësohet se të gjithë të dënuarit tashmë janë në fund të vuajtjes së dënimeve pasi vuajtja e dënimit u ka nisur që më 11 shkurt 2021.
Njoftimi i plotë:
1. Deklarimin fajtor të të pandehurës Enkeleida Hoxha., për veprën penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, kryer në bashkëpunim, dhe bazuar në nenet 319/ç dhe 25 të Kodit Penal dhe dënimin e saj me 3 (tre) vjet burgim.
– Në bazë të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurës Enkeleida Hoxha, i ulet 1/3 e dënimit, për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar dhe përfundimisht dënohet me 2 (dy) vjet burgim.
Vuajtja e dënimit fillon nga dita e arrestimit data 11.2.2021 dhe të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
Heqjen e së drejtës së të pandehurës Enkeleida Hoxha. për të ushtruar funksione publike për një kohë prej 5(pesë) vjet, bazuar në nenin 35 paragrafi 2, të Kodit Penal.
Deklarimin fajtor të të pandehurit A.T., për veprën penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, në bashkëpunim, dhe në bazë të neneve 319/ç dhe 25 të Kodit Penal dënimin e tij me 3(tre) vjet e 6 (gjashtë) muaj burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit A.T. për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, dhe në bazë të nenit 245/1 paragrafi i dytë, të Kodit Penal dënimin e tij 2 (dy) vjet burgim.
Në bashkim të dënimeve, sipas nenit 55 paragrafi 1 të Kodit Penal, dënimin e të pandehurit A.T. me një dënim të vetëm 4 (katër) vjet burgim.
Në bazë të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit A.T., i ulet 1/3 e dënimit, për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar dhe përfundimisht dënohet me 2 (dy) vjet e 8 (tetë) muaj burgim.
Vuajtja e dënimit fillon nga data e arrestimit datë 11.2.2021 dhe të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
Deklarimin fajtor të të pandehurës M.M., për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, dhe në bazë të nenit 319/ç të Kodit Penal dënimin e saj me 3 (tre) vjet) burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurës M.M. për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, dhe në bazë të nenit 244 të Kodit Penal dënimin e saj 1 (një) vit e 6 (gjashtë) muaj burgim.
Në bashkim të dënimeve, sipas nenit 55 paragrafi 1 të Kodit Penal, dënimin e të pandehurit M.M. me një dënim të vetëm 3 (tre) vjet burgim.
Në bazë të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurës M.M., i ulet 1/3 e dënimit, për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar dhe përfundimisht dënohet me 2 (dy) vjet burgim.
Vuajtja e dënimit fillon nga data e arrestimit datë 11.2.2021 dhe të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
Heqjen e së drejtës së të pandehurës M.M. për të ushtruar funksione publike për një kohë prej 5 (pesë) vjet, bazuar në nenin 35 paragrafi 2, të Kodit Penal.
Deklarimin fajtor të të pandehurit B.P., për veprën penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, në bashkëpunim, dhe në bazë të neneve 319 dhe 25 të Kodit Penal dënimin e tij me 2 (dy) vjet e 6 (gjashtë) muaj burgim.
Në bazë të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit B.P., i ulet 1/3 e dënimit, për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar dhe përfundimisht dënohet me 1 (një) vit e 8 (tetë) muaj burgim.
Vuajtja e dënimit fillon nga data e arrestimit datë 11.2.2021 dhe të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
Deklarimin fajtor të të pandehurit S.P., për veprën penale të “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, në bashkëpunim, dhe në bazë të neneve 319 dhe 25 të Kodit Penal dënimin e tij me 2 (dy) vjet e 6 (gjashtë) muaj burgim.
Në bazë të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit S.P., i ulet 1/3 e dënimit, për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar dhe përfundimisht dënohet me 1 (një) vit e 8 (tetë) muaj burgim.
Vuajtja e dënimit fillon nga data e arrestimit datë 11.2.2021 dhe të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
Deklarimin fajtor të të pandehurit A.S., për veprën penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, në bashkëpunim, dhe në bazë të neneve 319 dhe 25 të Kodit Penal dënimin e tij me 2 (dy) vjet e 6 (gjashtë) muaj burgim.
Në bazë të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit A.S., i ulet 1/3 e dënimit, për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar dhe përfundimisht dënohet me 1 (një) vit e 8 (tetë) muaj burgim.
Vuajtja e dënimit fillon nga data e arrestimit datë 11.2.2021 dhe të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
Deklarimin fajtor të të pandehurit G.N., për veprën penale të “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, në bashkëpunim, dhe na bazë të neneve 319 dhe 25 të Kodit Penal dënimin e tij me 1 (një) vit e 6 (gjashtë) burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit G.N., për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, dhe në bazë të neneve 245/1 paragrafi i parë dhe 25 të Kodit Penal dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.
Në bashkim të dënimeve, sipas nenit 55 paragrafi 1 të Kodit penal, dënimin e te pandehurit G.N. me një dënim të vetëm 2 (dy) vjet e 6 (gjashtë) muaj burgim.
Në bazë të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit G.N., i ulet 1/3 e dënimit, për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar dhe përfundimisht dënohet me 1 (një) vit e 8 (tetë) muaj burgim.
Vuajtja e dënimit fillon nga data e arrestimit datë 11.2.2021 dhe të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
Deklarimin fajtor të të pandehurit G.N., për veprën penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, dhe në bazë të neneve 245/1 paragrafi i parë dhe 25 të Kodit Penal dënimin e tij me 2 (dy) vjet e 6 (gjashtë) muaj burgim.
Në bazë të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit G.N., i ulet 1/3 e dënimit, për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar dhe përfundimisht dënohet me 1 (një) vit e 8 (tetë) muaj burgim.
Vuajtja e dënimit fillon nga data e arrestimit datë 11.2.2021 dhe të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
Deklarimin fajtor të të pandehurit I.T., për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, dhe në bazë të neneve 245/1 paragrafi i parë dhe 25 të Kodit Penal dënimin e tij me 2 (dy) vjet e 6 (gjashtë) muaj burgim.
Në bazë të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit I.T., i ulet 1/3 e dënimit, për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar dhe përfundimisht dënohet me 1 (një) vit e 8 (tetë) muaj burgim.
Vuajtja e dënimit fillon nga data e ekzekutimit të masës së sigurimit datë 11.2.2021 dhe të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
Deklarimin fajtor të të pandehurës T.F., për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, dhe në bazë të nenit 245/1, paragrafi i 3, të Kodit Penal dënimin e saj me 9 (nëntë) muaj burgim.
Në bazë të nenit 406 pika 1, të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurës T.F., i ulet 1/3 e dënimit, për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar dhe përfundimisht dënohet me 6 (gjashtë) muaj burgim.
Në bazë të nenit 59 të Kodit Penal urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim për të pandehurën T.F. dhe vënia në provë për një periudhë 12 muaj dhe të mbajë kontakte me shërbimin e provës, që mbulon vendbanimin e saj. Afati i provës fillon nga e nesërmja e shpalljes së vendimit për pezullimin e dënimit me burgim.
Deklarimin fajtor të pandehurës M.S., për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, dhe në bazë të nenit 245/1, paragrafi 1, të Kodit Penal dënimin e saj me 6 (gjashtë) muaj burgim.
Në bazë të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurës M.S., i ulet 1/3 e dënimit, për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar dhe përfundimisht dënohet me 4 (katër) muaj burgim.
Në bazë të nenit 59 të Kodit Penal urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim për të pandehurën M.S. dhe vënia në provë për një periudhë 8 muaj me kusht që e pandehura gjatë periudhës së provës të mos kryejë vepër tjetër penale dhe të mbajë kontakte me shërbimin e provës, që mbulon vendbanimin e saj. Afati i provës fillon nga e nesërmja e shpalljes së vendimit për pezullimin e dënimit me burgim…”.
Në përfundim, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi:
– Lënien në fuqi të vendimit nr. 13, datë 14.02.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
– Mospranimin e ankimit të ankuesve S.P. dhe G.N., kundër vendimit nr. 13, datë 14.02.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.