Pas ish-kryebashkiakut të Himarës, bashkëshorti i deputetes socialiste shkon në SPAK

0
Gjigandi

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, njëherësh dhe bashkëshort i deputetes socialiste Olta Xhaçka, Artan Gaçi është paraqitur mëngjesin e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së Posaçme Anti-Korrupsion.

Edhe pse nuk dihen arsyet e thirrjes së tij nga prokurorët e SPAK, mendohet se paraqitja e tij lidhet me seancën e djeshme me ish-kryebashkiakun e Himarës Jorgo Goro, ku dyshohet se çështja në hetim lidhet me resportin që po ndërtohet nga bashkëshorti i Olta Xhaçkës në zonën e Himarës.

Një ditë më parë, ish-kryetari i Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro u paraqit në zyrat e SPAK në orët e para të mëngjesit.

Pas daljes nga Prokuroria e Posaçme, ai ka thënë se është thirrur për të dhënë shpjegime për një çështje që është në hetim.

Por Goro është paditur nga pasardhësi i tij, Fredi Beleri, i cili ndodhet në qeli me akuzën e krimit zgjedhor, për abuzime me çështjen e pronave në bregdet.

RonaTyra

Padia e Belerit

Kryebashkiaku që fitoi në Himarë, Fredi Beleri më 2 shtator bëri një denoncim në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ndaj ministres së Jashtme, Olta Xhaçka, bashkëshortit të saj Artan Gaçi si dhe ish-kreut të Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro.

Beleri ka hartuar një dosje që sipas tij përbën skandal me shfrytëzimin e tokave në mënyrë të paligjshme në Bashkinë Himarë.

 

j.l./ ABC24.AL

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu