Pas akuzave të Berishës/ Pjerin Ndreu: Pse duhet ta vrisnim Salvador Kaçaj gjysmë ore nga mbyllja e votimeve?! Fantazi idiote

0
Gjigandi

Kryebashkiaku socialist i Lezhës, Pjerin Ndreu ka reaguar pas akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili publikoi një video të një atentati të pretenduar ndaj Salvador Kaçaj në ditën e zgjedhjeve të 14 majit.

Paraqita këtë akt, paraqita këtë moment, sepse u desh shumë e shumë kohë që ne të mund të siguronim këtë video, aktakuzë e rëndë për Edi Ramën, Pjerin Ndreun, procesin zgjedhor, farsën elektorale të 14 majit 2023”, u shpreh Berisha ndër të tjera.

Pjerin Ndreu i cilëson deklaratat dhe videon e publikuar si një “fantazi idiote” të matrapazëve politikë. Ai thotë se Salvador Kaçaj nuk ka asnjë peshë dhe ndikim elektoral në Lezhë, ndër të tjera, ndaj askush nga PS-ja nuk kishte përse t’i organizonte atentat.

“[…] ne nuk mbajmë përgjegjësi për ndonjë incident personal, në orën 6 :30 kur historia e votimeve ishte në fund! Të “vrasësh” Salvadorin në mbyllje të kutive, është kulmi i fantazisë idiote që duhet të dëgjojmë ne për të tillë matrapazë politike”, shkruan kryebashkiaku i Lezhës.

Më tej, Pjerin Ndreu aludon se e gjithë ajo që ai e quan farsë për t’iu veshur politikisht PS, mund të jetë sajesë e vetë Salvador Kaçaj.

RonaTyra

“E fundit, e neveris gjithë këtë farsë turpi dhe qesharake të stisur dhe veshur politikisht PS, kur nuk ka asnjë arsye, motiv e as logjikë! Pse të mos mendoj se është sajesë e Salvadorit atëherë?! Sepse nuk më lidhet “dëshira”e Salvadorit për të fituar doktori me “frikën” tone se na bëka dam të madh ky mashtruesi i njohur publikisht?!”, përmbyll Pjerin Ndreu, kryebashkiak i Lezhës.

 

p.c. / ABC24.AL

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu