Parlamenti Europian diskuton sot për sulmin ndaj Policisë së Kosovës, pritet miratimi i një rezolute

0
Gjigandi

Parlamenti Evropian do të mbajë sot një seancë ku do të diskutojë lidhur me sulmin terrorist më 24 shtator ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit. Po ashtu pritet edhe miratimi i një rezolute.

Në njoftimin e Parlamentit Evropian bëhet e ditur se debati për Kosovën pritet të nisë pas orës 15:00.

Eurodeputeti Tonino Picula, njëri ndër iniciatorët e debatit në një postim në X tha se dënojnë agresionin e fundit të një bande të armatosur terroriste kundër policëve të Kosovës.

Të gjitha faktet rreth sulmit duhet të vërtetohen. Autorët përgjegjës duhet të përballen me drejtësinë”, shkruan ai.

Tonino po ashtu njofton se me kërkesë të tyre, PE pritet të miratojë një rezolutë për Kosovën dhe Serbinë.

RonaTyra

j.l./ ABC24.AL

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu