Parku Social tashmë ka marrë një pamje tjetër.
Këtë na tregon edhe kryeministri, Edi Rama ku me anë të një postimi në “Facebook” shprehet se gjithçka është bërë e re nisur ng biblioteka, qendra shëndetësore me klinikën dentare, sallat e kurseve të anglishtes dhe teknologjisë, si edhe restoranti.
Të gjitha këto falë Fundjavës Ndryshe.
Mbi të gjitha Rama ka theksuar se këtu do të ndihet dhe qëndra më e madhe e argëtimit të fëmijëve në rajon.
“Me Arbërin&Vlerën pas një ”xhiroje” për të parë të rejat e Parkut Social të FUNDJAVËS NDRYSHE në Brar, ku kanë marrë jetë biblioteka e re, qendra shëndetësore me klinikën dentare, sallat e kurseve të anglishtes dhe teknologjisë, si edhe restoranti fantastik i hapur për të gjithë, që të tëra të ardhurat i derdh për aktivitetin në shërbim të më dobtëve
Së shpejti do të ngrihet këtu edhe qendra më e madhe e argëtimit të fëmijëve në rajon”, shkruan Rama.
j.l./ dita