Ujëvara e Niagarës është shndërruar në një vend të mrekullueshëm dimëror, pjesërisht të ngrirë falë valës së fundit të temperaturave nën zero që ka mbërthyer rajonin.
Skena magjike tregon mjegullën dhe akullin që ka mbuluar destinacionin ikonik turistik në kufirin e shtetit të Nju Jorkut dhe Ontarios, Kanada.
Spektakli i akullt u formua ndërsa moti i ftohtë mbërtheu verilindjen e ShBA gjatë fundjavës, duke sjellë temperatura të ulëta dhe një stuhi vdekjeprurëse në Buffalo, Nju Jork, afërsisht 25 milje në jug të Ujëvarës së Niagarës.
a.m/dita