Pagesat vjetore dhe kushtet për t’u siguruar si vetëpunësuar në bujqësi

0
Gjigandi

Pesë janë llojet e përfitimeve që rrjedhin nga skema e detyrueshme e sigurimeve shoqërore për të vetëpunësuarit në bujqësi. Sigurimi si i vetëpunësuar në bujqësi është i detyrueshëm, dhe nëpërmjet kësaj skeme, çdo individ, ka të drejtë që me mbushjen e moshës së përcaktuar nga ligji dhe vjetërsisë së duhur kontributive të sigurojë, jo vetëm pensionin e pleqërisë, por edhe përfitimet e invaliditetit, pensionet familjare, si dhe trajtimet e tjera, siç janë: të ardhurat nga barrëlindja dhe shpërblimin për lindjen e fëmijës.

Autoritetet e sigurimeve shoqërore bëjnë me dije se personi që futet në skemën e detyruar të sigurimit shoqëror për t’u siguruar si i vetëpunësuar në bujqësi, duhet që të ketë mbushur moshën 16 vjeç, të jetë i aftë për punë, nuk duhet të jetë i siguruar nga punësimi në sektorë të tjerë. Sipas kushteve të përcaktuara për këtë skemë, sigurimi i detyrueshëm për çdo të vetëpunësuar në bujqësi mund të bëhet deri në mbushjen e moshës së përcaktuar për efekt të daljes në pension.

Një tjetër kusht i rëndësishëm që duhet të përmbushet për të përfituar nga skema si i vetëpunësuar në bujqësi nga aplikuesit është edhe vendbanimi pranë tokës bujqësore që ka në pronësi, ose përdorim.“Kështu, çdo aplikues duhet që të banojë në të njëjtin rreth ku ka tokën bujqësore në pronësi ose në përdorim, dhe të zhvillojë veprimtari bujqësore e blegtorale, ose të banojë në fshat, megjithëse tokën mund ta ketë në rrethin fqinjë”, bëjnë me dije autoritetet e Institutit të Sigurimeve Shoqërore.

Për të bërë sigurimin si vetëpunësuar në bujqësi, çdo aplikues duhet të paraqet tek inspektori i sigurimit të të vetëpunësuarve në bujqësi të sigurimeve shoqërore mekëto dokumente: Certifikatën familjare të lëshuar nga zyra e gjendjes civile, si dhe vërtetimin e pronësisë mbi tokën, lëshuar nga zyra e regjistrimit të pasurisë së paluajtshme pranë organeve te pushtetit vendor, ose akt noterial, që vërteton tjetërsimin e pronës (për shembull kur është si qiramarrje. Në çdo rast, për sigurim të periudhave për vitin korent , si dhe për periudha të kaluara, do të duhet të paraqitet edhe vërtetimi i lëshuar nga komuna, ku cilësohet se personi ushtron veprimtari, bujqësore apo blegtorale.

Inspektori i të vetëpunësuarve në bujqësi, pasi gjykon për plotësimin e kushteve për sigurim si i vetëpunësuar në bujqësi nga aplikuesi, plotëson dokumentin tip “Urdhër veprim”. Për të bërë pagesën paraqitet ky dokument në zyrën postare ose në zyrën bankare. Me kryerjen e pagesës zyra postare lëshon dokumentin “mandat arkëtimi”, ndërsa me kryerjen e pagesës në zyrën bankare lëshohet dokumenti “veprim arke”, i cili konfirmon kryerjen e kësaj pagese. Me dokumentin “mandat arkëtimi” ose “veprim arke” personi paraqitet për regjistrim tek inspektori i sigurimit të të vetëpunësuarve në bujqësi, ku ka marrë “urdhër veprimin”. Duhet të bëni shumë kujdes me këto dokumente. Autoritetet e Institutit të Sigurimeve Shoqërore sqarojnë se në asnjë rast, këto dokumente nuk duhet t’i dorëzohen punonjësve të sigurimeve shoqërore. Ato janë personale. Në fund të procedurës dhe pas pagesës së kontributeve të sigurimeve shoqërore bëhet pajisja e detyrueshme me librezën e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.

RonaTyra

Në zonat malore përfshihen të vetëpunësuarit në bujqësi, që banojnë dhe ushtrojnë aktivitetin e tyre në Bulqizë, Dibër, Gramsh, Has, Kolonjë, Kukës, Librazhd, Malësi e Madhe, Mat, Mirditë, Pukë, Skrapar, Tepelenë dhe Tropojë. Në zonat fushore përfshihen të vetëpunësuarit në bujqësi, që banojnë dhe ushtrojnë aktivitetin e tyre në rrethet Berat, Kuçovë, Durrës, Krujë, Elbasan, Peqin, Fier, Lushnjë, Mallakastër, Gjirokastër, Përmet, Korçë, Pogradec, Devoll, Lezhë, Laç, Shkodër, Tiranë, Kavajë, Vlorë, Sarandë dhe Delvinë.

Pagesat e kontributeve të sigurimeve shoqërore bëhen sipas zonës në të cilën ndodhet aplikuesi. Kështu, për të vetëpunësuarit që banojnë në zonat fushore pagesa vjetore që shkon për efekt të sigurimit të detyrueshëm si i vetëpunësuar në bujqësi mbështetur në vendimin përkatës të qeverisë, duke filluar nga data 1 gusht e vitit 2015 dhe në vazhdim është mbi bazën e masës vjetore prej 38, 400 lekësh. Ndërsa i vetëpunësuari  që banon në zonat malore, duke nisur nga një janari i vitit 2015 e në vazhdim, duhet t’i derdhë kontributet për sigurimet shoqërore, kundrejt detyrimit tremujor, të llogaritur mbi bazën e masës vjetore prej 29, 400 lekësh. Pagesat e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore bëhen bashkarisht. Ato janë të detyrueshme dhe paguhen individualisht një herë në tre muaj. Afati i fundit i këtyre pagesave është jo më vonë se dita e fundit e muajit të tretë, brenda çdo tremujori kalendarik. Për të bërë sigurim për periudha të kaluara, pagesa e kontributeve bëhet kundrejt masave aktuale, mbi të cilën aplikohen dhe kamatëvonesat përkatëse.

Skema e sigurimeve për të vetëpunësuarit në bujqësi përfshin përfitimin e:

  • Pensionit të pleqërisë.
  • Pensionit të invaliditetit.
  • Pensionit familjar.
  • Të ardhurës për barrëlindje.
  • Shpërblimin për lindje fëmije.

 

Për t’u siguruar si i vetëpunësuar në bujqësi, aplikuesi duhet të:

  • Të ketë mbushur moshën 16 vjeç.
  • Të jetë i/e aftë për punë.
  • Nuk duhet të jetë i siguruar nga punësimi në sektorë të tjerë.
  • Çdo person mund të sigurohet deri në mbushjen e moshës për pension.

 

Pagesat vjetore të kontributeve shoqërore për të vetëpunësuarit në bujqësi:

  • Çdo i vetëpunësuar në bujqësi, që banon në zonat fushore, mbështetur në VKM nr. 653, date 22.07.2015, duke filluar nga data 01.08.2015 e në vazhdim, duhet të derdhë kontributet për sigurimet shoqërore, kundrejt detyrimit tremujor, të llogaritur mbi bazën e masës vjetore prej 38, 400 lekësh.
  • Çdo i vetëpunësuar në bujqësi, që banon në zonat malore, mbështetur në VKM nr. 653, date 22.07.2015, nga data 01.01.2015 e në vazhdim, duhet t’i derdhë kontributet për sigurimet shoqërore, kundrejt detyrimit tremujor, të llogaritur mbi bazën e masës vjetore prej 29, 400 lekësh.
  • Pagesat e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore bëhen bashkarisht. Ato janë të detyrueshme dhe paguhen individualisht një herë në tre muaj. Afati i fundit i këtyre pagesave është jo më vonë se dita e fundit e muajit të tretë, brenda çdo tremujori kalendarik.
  • Për të bërë sigurim për periudha të kaluara, pagesa e kontributeve bëhet kundrejt masave aktuale, mbi të cilën aplikohen dhe kamatëvonesat përkatëse.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu