OSBE publikon raportin final për zgjedhjet e 14 majit: Procesi i mirëadministruar, por pretendimet për blerje vote shqetësuese

0
Gjigandi

OSBE/ODIHR ka publikuar raportin final për zgjedhjet vendore të 14 Majit në Shqipëri, të cilat në përgjithësi i konsideron “të mirëadministruara dhe konkurruese, por procesi u polarizua nga partitë kryesore dhe përçarja e thellë brenda opozitës”.

“Kandidatët mundën të bënin fushatë lirisht, por çështjet me rëndësi për komunitetet lokale u shpëfaqën me vështirësi në fushatë. Rastet e keqpërdorimit të burimeve shtetërore në nivel qëndror dhe lokal, pretendimet për presione ndaj punonjësve të administratës dhe votuesve dhe pretendimet për blerje vote, ishin shqetësuese. KQZ organizoi punën në mënyrë transparente dhe efikase, por komisionet e niveleve më të ulëta nuk ishin shumë stabël për shkak të zëvendësimeve të shpeshta të anëtarëve nga partitë”, thuhet në raportin e OSBE/ODIHR.

Sa i përket ditës së zgjedhjeve, është konsideruar si “përgjithësisht paqësore, por u ndikua negativisht nga raste të shumta të ndërhyrjeve në proces nga partitë si dhe nga probleme teknike, probleme me votimin në grup dhe me fshehtësinë e votës”.

Procesi i numërimit të votave është vlerësuar nga ODIHR si përgjithësisht pozitiv.

o.j/dita

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu