ISHP: Mbi 90 mijë persona me probleme të zemrës

0
Gjigandi

“Gjatë 2022 rreth 13 mijë individë humbën jetën nga sëmundjet kardiovaskulare”

Mbi 90 mijë persona vuajnë nga problemet kardiovaskulare në vendin tonë sipas Institutit të Shëndetit Publik. Në Ditën Botërore të Zemrës në pedonalen e Tiranës u kryen konsulta falas me mjek specialistë për të gjithë kalimtarët e interesuar.

Sa i përket vdekshmërisë, gjatë vitit 2022 kanë humbur jetën rreth 13 mijë persona për shkak të problemeve shëndetësore që lidhen me sëmundjet e aparatit të qarkullimit të gjakut.

“Vdekjet nga sëmundjet e aparatit të qarkullimit të gjakut mbeten shkaku kryesor i vdekjeve në vend dhe këto përbëjnë rreth 54.5% të gjithë vdekjeve në mbarë vendin. Në grupin e vdekjeve të sëmundjeve të aparatit të qarkullimit të gjakut peshën kryesore e zënë vdekjet nga sëmundjet kronike të zemrës me 42% dhe më pas vijojnë vdekjet nga sëmundjet e enëve të trurit me 22.5% dhe vdekjet nga sëmundjet ishemike të zemrës me rreth 22%.”

Ekspertët e shëndetësisë tregojnë se sëmundjet kardiovaskulare kanë prekur vitet e fundit edhe moshat e reja, ndaj parandalimi i tyre mbetet i rëndësishëm.

RonaTyra

“Ne vërtet nuk mund të ndryshojmë gjenet tona, por mund të ndryshojmë mënyrën e jetesës. Mund të mjekojmë hipertensionin arterial që ka një numër të madh, një përqindje rreth 40 e ca % të popullsisë me hipertension që është një faktor i rëndësishëm për sëmundjet e zemrës.”

Në Ditën Botërore të Zemrës dhe sëmundjeve kardiovaskulare, specialistët këshillojnë qytetarët të kryejnë vizita të shpeshta, aktivitet fizik dhe të konsumojnë një dietë sa më të shëndetshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu