Orteku godet 52 alpinistë në Tibet, dy të vdekur dhe dy të zhdukur, në grup edhe shqiptarë

0
Gjigandi

Dy ortekë kanë rënë në shpatet e malit tibetian Shishapangma ndërsa më shumë se 50 alpinistë po tentonin të ngjiteshin në majë. Si pasojë dy prej aplinistëve kanë ndërruar jetë.

Shishapangma, pak më shumë se 8,000 metra i lartë, është maja e 14-të më e lartë në botë. Mali konsiderohet gjerësisht si një nga malet më të lehta të asaj lartësie, i njohur në mesin e alpinistëve si “tetë mijë”.

Dy ortekë goditën shpatet e tij në lartësitë 7,600 metra dhe 8,000 metra të shtunën, duke vrarë alpinisten amerikane Anna Gutu dhe udhëzuesin nepalez Mingmar Sherpa.

Një tjetër alpiniste amerikane, Gina Marie Rzucidlo, dhe udhërrëfyesi i saj Nepalez, Tenjen Sherpa, u zhdukën.

Tenjen Sherpa ishte udhërrëfyesi për Kristin Harila nga Norvegjia kur ata u ngjitën në majën K2 në Pakistan në korrik për t’u bërë alpinistët më të shpejtë në botë për të ngjitur të gjitha 14 majat mbi 8,000 metra.

RonaTyra

Një total prej 52 alpinistësh po ngjiteshin për në majë kur ortekët goditën, mes tyre ishin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania, Rumania, Shqipëria, Italia, Japonia dhe Pakistani.

Të gjitha aktivitetet e ngjitjes në Shishapangma u pezulluan për shkak të kushteve të paqëndrueshme të borës.

 

p.c. / ABC24.AL

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu