Organizohet seminari për gjyqtar të pingpongut

0
Organizohet seminari për gjyqtar të pingpongut
Gjigandi

Federata e pingpongut në bashkëpunim me komitetin e gjyqtarëve do të organizojë seminarin për gjyqtar dhe testimin teorik për licencim dhe rilicencim për vitin 2022.

Seminari do të organizohet më 21 maj, në Sallën e konferencave të Shtëpisë së Sporteve në Prishtinë nga ora 10:00. Ligjërues do të jetë gjyqtari ndërkombëtar me Blue Badge: Jeton Beqiri.

Në fund të seminarit do të organizohet testimi teorik.

Seminari është i obligueshëm për të gjithë gjyqtarët aktual kombëtar të licencuar apo ri-licencuar, si dhe i mirëpret edhe kandidatët e rinj.

RonaTyra

Kusht për t’iu nënshtruar testimit për licencim për kandidatët e rinj është pagesa e kotizimit prej 20 euro në llogari të FPPK-së (BpB 1300271200018066) deri më 20 maj.

Vërejtje: Vetëm gjyqtarët që e kalojnë testin do të mund të ndajnë drejtësinë në aktivitetet e ardhshme që do ti organizojë FPPK-ja si dhe fitojnë të drejtën e aplikimit për gjyqtar ndërkombëtar”,

thuhet në njoftimi e tyre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu