Shtëpia e Big Brother VIP nuk ka qenë e qetë ditën e sotme që prej mëngjesit.
Luizi dhe Olta janë përfshirë në një debat të fortë mes tyre, duke përfshirë dhe ofendime të ndërsjella.
Gjithka ka nisur pasi Luizi e cilësoi Oltën dhe lojën e saj brenda shtëpisë si të pamoralshme, ndërsa aktorja ka nisur duke ngritur zërin.
Në një moment, ajo madje ka kërcënuar Luizin se do nxjerrë shumë sekrete që di për Kiarën, si kundërpërgjigje ndaj tij.