Sistemi shëndetësor në Rripin e Gazës është në kolaps, paralajmëroi dje kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, duke iu drejtuar Këshillit të Sigurimit të OKB-së, duke theksuar se gjysma e 36 spitaleve në enklavën palestineze nuk funksionojnë më.
“Është e pamundur të përshkruhet situata në terren: korridoret e spitaleve janë të mbushur me njerëz të plagosur, të sëmurë dhe të gjakosur” ndërsa “dhjetëra mijëra njerëz janë strehuar në spitale” për mbrojtje”, tha Tedros Adhanom Ghebreyesus, duke shtuar se ka janë regjistruar “mbi 250 sulme” në sektorin shëndetësor (spitale, klinika, ambulanca, pacientë, personel mjekësor dhe infermieror) në Rripin e Gazës dhe Bregun Perëndimor që nga shpërthimi i luftës më 7 tetor.
“Mënyra më e mirë për të mbështetur punonjësit shëndetësorë në Rripin e Gazës dhe njerëzit të cilëve u shërbejnë është t’u jepet atyre mjetet që u nevojiten për të ofruar kujdes: ilaçe, pajisje mjekësore dhe karburant për gjeneratorët spitalorë,” shtoi ai, duke bërë thirrje për një rritje të ndihmës humanitare.
“Unë e kuptoj se çfarë po kalojnë fëmijët në Gaza, sepse kam kaluar të njëjtën gjë kur isha fëmijë,” shtoi drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, i cili vjen nga shteti Tigray i Etiopisë.
p.c. / ABC24.AL