Syn+Ergasia është një panair pune dhe aftësisht që do të zhvillohet ne Pallatin e Kongreseve në datat 23 dhe 24 shkurt, ku do të ofrohen më shumë se 800 vende pune nga 30 kompani pjesëmarrëse.
Ky panair vjen si një nismë ku bëhen bashkë Bashkia e Tiranës me Ambasadën Greke në Tiranë dhe Shoqata e biznesit grek në Shqipëri.
Fokusi i panairit është krijimi i një sinergjie në tregun shqiptar të punës, sidomos në komunikimin midis punëkërkuesit dhe punëdhënësit.
“Është një panair për zhvillimin e aftësive jo vetëm për të ofruar vende pune, sot ofrojmë 800 vende pune”, thotë
Erifili Berberi, Drejtoreshë Ekzekutive e Shoqatës së Biznesit grek në Shqipëri.
Në dy ditët e dedikuara të panairit do të ketë dhe ëorkshope e seminare mbi punësimin dhe motivim përmes historive të suksesshme.