OBSH: Nuk e dimë përse në Shqipëri s’ka të infektuar me Koronavirus

0
Gjigandi

Covid-19 është bërë tema kryesore e lajmeve në mbarë globin për shkak të numrit të lartë të viktimave dhe të të prekurve.

Shqipëria mbetet ende një vend ‘i pastër’ dhe i paprekur nga ky virus vdekjeprurës dhe me sa duket me këtë fakt ka bërë habi edhe përfaqësuesi i Organizatës Botërore të shëndetësisë në Tiranë, Raul Gonzales.

Ministrja e shëndetësisë, Ogerta Manastirliu deklaroi në mbledhjen e task forcës se janë analizuar 42 raste të dyshuara me Covid-19 por kanë rezultuar negative.

Prej 23 shkurtit 2020 thirrjet në urgjencën kombëtare kanë shkuar mbi 15 mijë, ndërsa 694 raste kanë qenë me skedën Covid-19.

Bëhet me dije se në spitalin infektiv janë shtuar edhe 80 shtretër për çdo rast emergjence të mundshëm në rast shpërthimi të virusit në vend.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu