Nuk u ftua të performonte në “Festivalin e Këngës”, Ronela Hajti ‘shpërthen’ në rrjetet sociale: Drejtim mediokër me veprime skuthe!

0
Gjigandi

Mbrëmjen e djeshme u mbajt dhe nata e parë e Festivalit të 61-të të Këngës në RTSH. Një prej traditave të përvitshme të Festivalit ka qenë hapja e eventit muzikor me këngën fituese të edicionit të kaluar që përfaqësoi dhe Shqipërinë në ‘Eurovison’ mirëpo këtë vit duket se nuk ndodhi kështu.

Ronela Hajati duket se u ‘përjashtua’ këtë vit nga Festivali Këngës me hitin e saj ‘Sekret’, gjë që duket se nuk është pritur aspak mirë nga këngëtarja e cila ka reaguar ashpër në rrjetet sociale.

E prekur nga ky veprim i organizatorëve, Ronela shprehet se ndihet e ‘neveritur’ dhe thekson se suksesin e këngës së saj nuk mund t’a fshijë askush.

Më ka aq shumë ky shpirt e kjo gojë për të folur por më duket sikur një ditë do t’i heq vetes riskun që zoti do të ma japë një ditë të gjithë atë që meritoj për kaq shumë vite punë, lot, mundim, pasion e dashuri kaq të madhe për muzikën! Po, unë nuk isha e ftuar për të performuar këngën fituese ashtu siç duhet ‘Sekret’ e ka marrë të gjithë dashurinë që ka pasur nevojë e për këtë i jam mirënjohëse vetëm publikut këtu dhe jashtë!

Kënga është luajtur në çdo cep këtë vit e më e gëzuar për këtë nuk mund të jem! @rtshqiptar drejtimi mediokër i vockël me veprime skuthe duke mos më përfshirë mua as në siglat e festivalit  nuk e heq dot suksesin që ka pasur kënga! Çdo gjë ndodh për një arsye!! T’ju shaj? Kurrë! S’ka fjalor që mund t’i përshtatet neverisë që më keni përcjellë! Në të gjithë botën vetëm mediat shqiptare kërkojnë me zor të të bëjnë armiq nga hiçi! Qofshi me shëndet se mendjen e keni këllirë!”– thuhej në postimin e Ronelës në InstaStory.

RonaTyra
Ronela Hajati/Instastory

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu