Noka i zë vendin kryetarit, mbledhja e Komisionit të Sigurisë zhvendoset online

0
Gjigandi

Tensionet janë zhvendosur sot në Komisionin e Sigurisë Kombëtare.

Sot ishte parashikuar të diskutohej buxheti i Shërbimit Informator Shtetëror, ndërsa mbledhja u pengua pasi deputeti Flamur Noka i zuri vendin kryetarit të komisionit, Nasip Naços.

Në këto kushte u krijua tension mes deputetëve të Rithemelimit dhe anëtarëve të tjerë dhe Nasip Naço njoftoi se mbledhja e komisionit të Sigurisë do të zhvillohet online.

Gazment Bardhi tha se mbledhjet online janë në shkelje të Kushtetutës.

Sot janë parashikuar që të mbahen disa komisione, të cilat po zhvillohen online.

 

RonaTyra

p.k\dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu