Nju Jork, marshime në mbështetje si të izraelitëve dhe të palestinezëve

0
Gjigandi

Pas sulmit të së shtunës ndaj Izraelit, që po përcillet nga mediat në gjithë botën, njerëz anembanë globit po reagojnë duke mbajtur marshime në shkallë të gjerë.

Korrespodenti i Zërit të Amerikës, Aron Ranen njofton nga Nju Jorku se atje janë mbajtur marshime të ndryshme, në përkrahje të izraelitëve dhe të palestinezëve.

Dy marshime të ndryshme mbushën rrugët e qytetit të Nju Jorkut të dielën pasdite.

Në të parin, qindra protestues pro-palestinezë u bënë bashkë në sheshin “Times Square” për të shprehur mbështetje për sulmin e Hamasit ndaj Izraelit, që u mori jetën qindra personave. Ata përligjin sulmin.

Mendoj se ajo që po ndodh duhet parë në kontekstin historik. Duhet parë në vazhdën e 75 vjetëve të spatrimit etnik, zhvendosjes dhe dhunës së Izraelit ndaj palestinezëve”, shprehet Munir Atalla, banor në qytetin e Nju Jorkut.

RonaTyra

“T’i fajësosh ata se po reagojnë është absolutisht e tmerrshme. Unë nuk jam pro dhunës për askënd. Por kjo është e vërteta. Dua që njerëzit të kuptojnë se palestinezët janë njerëz dhe ata meritojnë të jenë të lirë”, thotë Maria Gil, banore në qytetin e Nju Jorkut.

Në anën tjetër të qytetit, para selisë së Kombeve të Bashkuara, qindra demonstrues u mblodhën për të shprehur solidaritet me popullin e Izraelit.

Arsyeja pse gjendem këtu është për të mbështetur qeverinë e Izraelit ndaj krimeve të regjimit të Hamasit dhe për të përkrahur popullin izraelit. Njerzit e mi. Po qaj për ta. Herët ose vonë do t’i kapim. secilin prej tyre”, thotë Shimon Karni, banor në qytetin e Nju Jorkut.

Shumë prej tyre thanë se nuk arrinin të kuptonin bastisjet nga militantët e Hamasit.

Ata po rrëmbejnë fëmijët e vegjël, foshnjat, shtëpitë e tyre. Dhe po i përdorin ata si pengje për të liruar terroristët. Kjo është çmenduri”, thotë Ellen Weisman, banore e qytetit të Nju Jorkut.

Ndërsa mbaheshin marshimet në rrugë, kryebashkiaku i qytetit të Nju Jorkut, Eric Adams pohoi përmes një postimi në platformën X, dikur Twitter, mbështetjen e tij të palëkundur për Izraelin.

Ai shkroi se: “Në një kohë kur në Izrael po masakrohen njerëz të pafajshëm dhe po rrëmbehen fëmijë, është e neveritshme që një grup ekstremistësh tregon mbështetje për terrorizmin. Unë e refuzoj këtë. Mos përdorni rrugët tona për të përhapur urrejtjen tuaj.”

Ndërsa konflikti është ende në fazat e para, marshimet, si ato në qytetin e Nju Jorkut të dielën, ka të ngjarë të vazhdojnë.

 

p.c. / ABC24.AL

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu