Denoncimi i kushton shumë Gazment Bardhit, Lulzim Basha e përjashton nga Partia Demokratike

0
Gjigandi

Kryesia e Partisë Demokratike të drejtuar nga Lulzim Basha ka marrë sot një vendim ekstrem, duke përjashtuar nga radhët e kësaj force politike deputetin Gazment Bardhi.

Vendimi i Kryesisë së PD thuhet se është marrë pas shkeljeve të përsëritura nga Bardhi, gjatë kohës që mbante si sekretar i përgjithshëm i PD-së, duke shkelur ndër të tjera vendimet e organeve kolegjiale të kësaj force politike.

Megjithatë, kujtojmë se prej disa javësh tashmë, Bardhi është shkëputur nga grupimi i Lulzim Bashës, duke u afruar me “Rithemelimin” në një tentativë për të bashkuar demokratët.

Përplasja e Bardhit dhe Bashës do të thellohej më tepër në seancën e fundit parlamentare, ku Bardhi e akuzoi atë se teksa sulmon Sali Berishën për ndërtimin e një kulle 64 katëshe në Tiranë, vetë Basha ka blerë dy kate të një pallati te “Lion Park” pranë Parkut të Liqenit, ku një apartament normal aty shitet me deri në 9 mijë euro metri katror.

Basha do të nervozohej duke e shfrytëzuar kohën në parlament për të sulmuar Bardhin, për të cilin tha se shpif, dhe i rekomandoi të çojë në prokurori çdo informacion që ka.

RonaTyra

 

p.c. / ABC24.AL

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu