Hamas: Do të ekzekutojmë një civil izraelit për çdo bombardim të ri!

0
Gjigandi

Hamasi ka paralajmëruar se do të fillojë ekzekutimin e një të burgosuri civil izraelit në këmbim të çdo bombardimi të ri izraelit. Këtë e ka bërë të ditur e përditshmja italiane La Repubblica.Po kjo gazetë shton me tëj se Izraeli ka vendosur që sulmet kundër objektivave terroriste në Gaza do të kryhen me forcë dhe gjerësi të madhe, madje edhe me rrezikun bashkëatdhetarëve të mbajtur peng nga Hamasi.

Kjo u raportua nga një burim qeveritar i cili më pas specifikoi, për gazetën Times of Israel, se nëse qeveria do të kishte informacion të saktë të inteligjencës se ku mbaheshin pengjet, padyshim që do të shmangte goditjen e këtyre vendeve. Por duke qenë se ky informacion mungon aktualisht, të gjitha objektivat e Hamasit do të goditen.

Ndërkaq, përveç luftës vijojnë përpjekjet diplomatike. Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, ka telefonuar homologun e tij izraelit Isaac Herzog, të cilit i ka bërë të ditur se “Çdo sulm pa dallim që mund të dëmtojë popullin e Gazës do të rrisë më tej vuajtjet dhe spiralen e dhunës në rajon”.

Presidenca e Ankarasë, në njoftimin për shtyp shton se është e nevojshme të veprohet me sens të përbashkët dhe të rivendoset qetësia në rajon sa më shpejt të jetë e mundur. Përpjekjet e Turqisë për të siguruar paqen e përhershme do të vazhdojnë, shtoi Erdogan.

a.c./dita

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu