Home Bota Bote Njihuni me “ashensorin” e jashtëm më të lartë në botë

Njihuni me “ashensorin” e jashtëm më të lartë në botë

0
Njihuni me “ashensorin” e jashtëm më të lartë në botë

Të gjithë ne na tërheqin vëmendje rekordet  Guinness ku kemio parë nga gjërat më të ndryshme.

Në këtë grup “gjërash” është edhe ashensori i jashtëm më i lartë në botë.

Ai quhet Bailong dhe njihet ndryshe edhe si “Ashensori i Njëqind Dragonjve”.

Ishte viti 1999 kur filloi ndërtimi i tij, me një kosto të vlerësuar prej rreth 16,5 milionë euro në atë kohë, dhe bashkë me të u thyen disa rekorde, si për përmasat, ashtu edhe për shpejtësinë e lëvizjes. Përveç kësaj, pamjet që ky ashensor ofron përfshijnë një park madhështor që shumë besojnë se frymëzoi peizazhin e filmit të famshëm “Avatar”.

Vendndodhja e tij e lakmueshme, brenda Parkut Kombëtar Pyjor Zhangjiajie, në Hunan, është pikërisht një nga arsyet e kritikave ndaj ashensorit.

Ekspertët vendas u ankuan në atë kohë se ndërtimi i tij dëmton peizazhin natyror. Pas inaugurimit, ashensori u mbyll për tre muaj, madje u diskutua për prishjen e tij. Debatet sociale dhe shqetësimet e sigurisë motivuan këtë mbyllje të përkohshme. Megjithatë, 10 muaj më vonë, ashensori u rihap për vizitorët.

Lartësia e tij prej 335 metrash e bën atë, sipas të dhënave lokale, më të gjatin në botë. Libri Guinness e zvogëlon lartësinë e tij në 326 metra dhe në të lexohet: “Ashensori më i lartë në ajër të hapur në botë është Ashensori Bailong, me mure xhami prej 326 metrash, i ndërtuar në faqen e një shkëmbi”.

Bailong ka kapacitet për të transportuar maksimumi 46 persona për udhëtim. Shpejtësia e ngjitjes është 11 km/h, me një kohë totale të ngjitjes rreth 2 minuta, ndërsa mban një kapacitet maksimal prej 4900 kg.

Ndërtimi është prej xhami dhe çeliku dhe mund të transportojë rreth 1 380 njerëz në orë (rreth 18 000 në ditë). Për ta bërë realitet këtë punë inxhinierike, u desh të bëheshin tunele dhe vrima të ndryshme në murin e zgjedhur prej guri ranor dhe kuarci, deri në 154 metra thellësi.

Polemika e ashensorit Bailong filloi sepse filloi të ndërtohej pa miratimin e UNESCO-s dhe vetëm pak vite pas katalogimit të këtij parku kombëtar si një sit i Trashëgimisë Botërore. Por, pavarësisht kësaj, puna vazhdoi dhe mijëra njerëz e vizitojnë atë çdo ditë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here