Një zviceran gjendet i vdekur në një hotel të Prishtinës

0
Gjigandi

Një shtetas zviceran është gjetur i vdekur dje në kryeqytetin e Kosovës, saktësisht në një prej lagjeve të tij.

Policia ka bërë të ditur se trupin e viktimës e ka gjetur në një hotel të Prishtinës, raporton JOQ Kosova.

Në vend të ngjarjes është konstatuar vdekja e tij, ani pse nuk janë dhënë detaje për arsyet e vdekjes.

Ndërkohë, Prokurori ka urdhëruar që trupit t’i bëhet obduksion dhe më pas të lirohet për familjarët.

Nuk dihen detaje më shumë, mirëpo mësohet se shtetasi zviceran ishte shqiptar nga Kosova që jetonte atje prej vitesh.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu