Një rrugë në Tiranë merr emrin e publicistit dhe gazetarit Fatos Baxhaku

0
Gjigandi

Këshilli bashkiak i Tiranës miratoi në mbledhjen e djeshme propozimin për emërtimin e një rruge në Tiranë me emrin e Fatos Baxhakut, publicistit dhe gazetarit të njohur, i cili u nda papritur nga jeta në moshën 55-vjeçare.

Kryebashkiaku Erion Veliaj tha se me nderimin që i bëhet emrit të Fatos Baxhakut, nderohet e gjithë gjenerata e më të mirëve të gazetarisë shqiptare.

“Kemi një propozim nga shoqata “Art impuls”, për të emërtuar një rrugë me emrin e Fatos Baxhaku – gazetar dhe publicist, një personalitet i rrallë. Kur flas për Andrea Stefanin, emrin e të cilit ia kemi vënë shkollës që po ndërtojmë te “Shqiponja”, dhe sot për Fatos Baxhakun, më kujtohet gjenerata e gazetarëve që nuk vinin gjoba, që nuk punonin me dy bordero – një në televizion dhe një tek partiçkat private të Tiranës – gazetarë që nuk hapnin portale për të kërkuar lekë në këmbim të heqjes së lajmeve të rreme, gazetarë që nuk merreshin me ‘jeta është gallatë’, lapsi dhe stilolapsi, as nuk shpifnin, as shkruanin “fake neës”. Një gjeneratë që duket si specie në zhdukje. Ndonjëherë, mirë thonë, Zoti merr më të mirët. Kur nderojmë Fatos Baxhakun, nderojmë plejadën, gjeneratën e më të mirëve të gazetarisë shqiptare dhe jo gjobaxhinjtë”, tha Veliaj.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu