Një person i dyshuar me koronavirus gjendet i shtrirë në Klinikën Infektive të Qendres Klinike dhe Universitare të Kosovës.
Lajmin e ka konfirmuar ministri i Shëndetësisë Arben Vitia për mediat në Kosovë, raporton JOQ Kosova.
Ai tha se brenda dy orësh do të dihet rezultatet lidhur me rastin. I pari i Shëndetësisë nuk dha detaje më tutje.
Edhe të shtunën ka qenë një rast, por që rezultatet ishin negative.
Ndryshe, Italia po ndodhet në një gjendje alarmi pasi numri i viktimave nga koronavirusi ka shkuar në 5.