Petrit Brokaj
Pas gati dy vjet nga arrestimi i Komandës së UÇK-së në Gjykatën e Hagës, përsëri një luftëtar tjetër thirret atje si i akuzuar. Është Dritan Dilaver Goxhaj. Akuza paraprake, sipas mediave, është dekonspirim i disa dëshmitarëve të fshehtë. që ka dhënë në një intervistë..
Për parantezë, duhet të kujtojmë se, kjo gjykatë është ngritur me vendim të Kuvendit të Kosovës, që, veç anës financiare, asgjë nuk e lidh me të. Gjithashtu, kjo gjykatë e ka filluar punën me një akuzë të dështuar, me atë të transplantit të organeve njerëzore në një banesë në territorin shqiptar, që është jo vetëm dështim, por edhe mashtrim., mashtrim për të cilin u heshtë!…
Dritani ishte një djalosh i sapo diplomuar në Akademinë e Aviacionit. Pjesëmarrja e tij në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nuk ishte akt i një ëndërrimtari për heroizma, por akt i ndërgjegjshëm i një oficeri, një akt i menduar me pjekuri dhe i “bluajtur” në ndjenjat dhe edukatën e tij patriotike. Më përpara atje kishte shkuar i ati i tij, një officer i lartë, që tashmë bënte pjesë në Shtabin e UÇK-së. Për Dritanin, nuk është rastësi as kontakti i tij me strukturat e NATO-s.
Po pse unë them se Dritani thirret në gjykatën e Hagës jo si fajtor, por si një ish luftëtar i UÇK-së?
- Sepse, para se ai të jepte atë intervistë, nëpër mjedise publike të Kosovës përgojoheshin emrat e atyre “dëshmitarëve sekretë”
- Sepse, para se Dritani të përmendte emrat e këtyre “dëshmitarëve sekretë”, ata ishin aziluar prej kohësh në vende jashtë Kosovës dhe, vetvetiu, duke qenë kosovarë, me familje, me farefis, me rrethe shoqërore, nuk mund të mbaheshin sekret, jo vetëm emrat e tyre, por as vendet ku ishin aziluar.
- Sepse, deri në atë kohë, ai nuk ka qenë objekt i Gjykatës së Hagës dhe i porositur prej saj që të heshtte
- Sepse, n.q.se foli, ai foli nga e drejta e fjalës së lirë.
- Sepse, duke qenë brenda radhëve të UÇK-ës dhe në kontakt me qeliza ushtarake të NATO-s në Kosovë, ai e di mirë dhe është i bindur se, cili ishte misioni I UÇK-së, nga kush mbështetej dhe ndihmohej kjo ushtri dhe cilat ishin rezultatet e saj. Prandaj, fjala e tij bënë jehonë, fjala e tij është e besueshme dhe fjala e tij është “djegëse” brënda dhe jashtë zyrave të Gjykatës së Hagës!…
-2-
Dritani po shkon në Hagë me pranga, por do të kthehet si hero.
… sepse kështu shkoi edhe Ramush Haradinaj, kështu shkoi edhe Fatmir Limaj, por i pamë se si u pritën në Kosovë, kur u kthyen. I shikojmë edhe, ku janë sot.
Sado heshtje të ketë nga politikanët në Shqipëri dhe nga ata në Kosovë, po e përsërit se, Dritan Goxhaj shkon në gjykatën e Hagës jo si fajtor, por si luftëtar i UÇK-së.
Vërtetë që kjo Gjykatë ka një emër të madh. Autoriteti i saj lidhet me çështjet që gjykon. Si rrjedhojë, duket edhe e paprekshme. M.gj.atë edhe ajo nuk përjashtohet nga debatet për të. Kryeministri shqiptar pati kurajon që procesin kundër drejtuesve të UÇK-ës dhe të Republikës së Kosovës ta çojë deri në institucionet e larta ndërkomb. Mediat, gjithashtu nuk kanë heshtur. Opinion i gjerë në Shqipëri dhe në Kosovë është i shqetësuar dhe pyet:se, kush i çoi drejtuesit e UÇk-së dhe të Republikës së Kosovës deri në Gjykatën e Hagës. Kush? Provat, faktet, apo lobingjet antikosovare?!.. Kjo pyetje, lë shumë pikëpyetje…
Vërtetë që, kur çështjet kalojnë në organet e drejtësisë, diskutimet në këto raste quhen “ndërhyrje në punët e saj të brendëshme”. Por, në fund të fundit, prova më e madhe për të vlerësuar se kush është Dritani, nuk është një intervistë, por vepra e tij në luftën për çlirimin e Kosovës. Dritani shkoi në një luftë nga ku edhe mund të mos kthehej. Ishte shumë i ri ashtu si edhe shumë vëllezër të tij kosovarë Dhe, kjo mbetet krenari jo vetëm për të, por edhe për të gjithë atdhetarët e tij, ndaj them se ai po shkon në Hagë me pranga, por do të kthehet, i pritur si hero.