Gjykata e Lartë zgjodhi këtë të hënë anëtarin e 9 të Gjykatës Kushtetuese. Holta Zaçaj do zërë vendin e zv. kryetares Vitore Tushe.
Pas këtij vendimi Gjykata Kushtetuese ka nisur gjithashtu fillimin e procedurave për zgjedhjen e kryetarit të këtij institucioni.
Vendimi për nisjes e procedurave u mor gjatë mbledhjes së sotme të gjyqtarëve.
Vendimet e mbledhjes:
Procedura për caktimin e kolegjeve për vitin 2023 të zhvillohet pas fillimit të detyrës së gjyqtares së zgjedhur nga Mbledhja e Posaçme e Gjykatës së Lartë në datën 16.01.2023.
Vijimin e funksionimit të kolegjeve sipas përbërjes ekzistuese.
Ndryshimi i vendimit nr. 19, datë 15.12.2022 të Mbledhjes së Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese për përbërjen e kolegjit numër 2 si më poshtë:
Kolegji 2: Kryesuese Sonila Bejtja
Anëtar Genti Ibrahimi
Anëtare Marjana Semini
Fillimin e procedurave për zgjedhjen e Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese.
Kërkesa për shprehje interesi nga gjyqtarët mund të paraqitet jo më vonë se 7 ditë nga fillimi i detyrës së gjyqtares së zgjedhur nga Mbledhja e Posaçme e Gjykatës së Lartë në datën 16.01.2023.
Fillimin e procedurave për zgjedhjen e Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese.