Një tjetër barrikadë është vendosur mëngjesin e sotëm në veri të Mitrovicës. Sipas mediave të Kosovës, një barrikadë e re prej tre kamionësh është vendosur në mëngjesin e së martës pranë një udhëkryqi afër shkollës teknike të qytetit.
Barrikada e re ua pamundëson lëvizjen e lirë në qytet banorëve të kësaj zone. Deri më tani sipa raportimeve kanë qenë 9 barrikada të vendosura në rrugët magjistrale.
Ndërkohë që, presidenti serb, i cili është edhe komandant i përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka urdhëruar që ushtria dhe të gjitha njësitë ministrisë së Punëve të Brendshme të jenë në nivelin më të lartë të gatishmërisë luftarake.