Avokati i njohur Spartak Ngjela shprehet se në Shqipëri do të zbatohet plani i Kroacisë, ku u arrestuan 1 mijë persona për korrupsion, përfshirë edhe kryeministrin.
“Kemi rastin e Kroacisë dhe e di shumë mirë. Kam parë se kemi ecur njësoj si ata dhe këtu është thelluar. 1 mijë të arrestuar në Kroaci për korrupsion me gjithë kryeministrin.
Dimë që reforma e Kroacisë u implementua në Shqipëri. Atje janë 1 mijë, por këtu korrupsioni është më banal. Problemi qëndron, këtu e ka marrë në dorë Uashington.
Pse e ka ndërtuar prokurorinë dhe gjykatën e posaçme për dafina?”
deklaroi avokati.