​Ngjarjet e datës 26 mars

0
​Ngjarjet e datës 26 mars
Gjigandi

Federata e Pingpongut organizon kampionatin Individual të Kosovës për seniorë. (Shkolla e mesme dhe e ulët Tefik Çanga në Ferizaj, ora 10:00)

Mbahet akademi përkujtimore për nder të 23-vjetorit të Betejës së Landovicës, si dhe bëhen homazhe te varrezat e dëshmorëve dhe martirëve. (Landovicë, Prizren, ora 10:45)

Mbahet tubim përkujtimor me rastin e 23 vjetorit të masakrës së Krushës së Madhe. (Kompleksi memorial në Krushë të Madhe, ora 11:00)

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, bën homazhe dhe merr pjesë në Tubimin Përkujtimor në fshatin Krushë e Madhe. (Kompleksi Memorial, Krushë e Madhe, ora 11:00)

Mbahet Kuvendi i Punës i Federatës së Basketbollit të Kosovës. (Hotel “Four Points by Sheraton Prishtina”, ora 11:00)

RonaTyra

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi do ta shpalosë programin e tij për mandatin e ri katërvjeçar. (Hotel “Emerald”, ora 11:00)

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, bën homazhe dhe merr pjesë në ceremoninë e rivarrimit të shtatë martirëve në fshatin Krushë e Vogël. (11:40)

Mbetjet mortore të shtatë viktimave të luftës, nga Masakra e Krushës së Vogël, me kërkesë të familjeve dhe me përkrahje institucionale, do të rivarrosen në përvjetorin e Masakrës së Krushës së Vogël. (Kompleksi i Varrezave të Martirëve në fshatin Krushë e Vogël, Komuna e Prizrenit, ora 12:00)

KOSOVA MAKERS LEAGUE në bashkëpunim me BONEVET Prishtina dhe Millennium Foundation Kosova, do të lansojnë platformën FRYMO, e cila shërben për mbledhjen në masë të të dhënave mbi kualitetin e ajrit, dhe është më e madhja e këtij karakteri në regjionin Ballkanik. (Holli i Bibliotekës Kombëtare “Pjetër Bogdani”, ora 14:00)

Ora e Tokës shënohet duke fikur dritat në orën 20:30.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu