​Ngjarjet e datës 25 mars

0
​Ngjarjet e datës 25 mars
Gjigandi

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, dhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi. (Objekti i vjetër i Komunës së Prishtinës, ora 08:30)

Nënshkruhet memorandum mirëkuptimi mes Odës së Mjekëve, Spitalit të Prizrenit dhe atij të Gjakovës për zbatimin e programit për trajnimin e stafit (Zyrat e OMK, ora 09:00)

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale takohet me Komisionin Parlametar për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 10:00)

Për nder të 23-vjetorit të masakrave të vitit 1999, Komuna e Rahovecit organizon homazhe në varrezat e dëshmorëve në fshatin Brestoc (ora 10:00), në fshatin Fortesë (ora 11:00) dhe në Celinë (ora 13:00)

Ministria e Mbrojtjes prezanton arritjet njëvjeçare të këtij dikasteri (Ministria e Mbrojtjes, ora 10:20)

RonaTyra

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë do të takojë kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. (Kryeministri, Tiranë, ora 12:30)

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë do të takojë presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta. (Presidencë, Tiranë, ora 15:00)

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë do të takojë kryetarin e GP të PS, Taulant Balla. (PS, Tiranë, ora 16:00)

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë do të takojë u.d. kryetarin e PD, Enkeled Alibeaj. (PD, Tiranë, ora 17:00)

Ndizen qirinj në shenjë mirënjohje dhe kujtimi për miken e madhe të Kosovës, ish-sekretaren amerikane të Shtetit, Madeleine Albright. (Te busti i Sekretares Albright, ora 19:30)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu