Ngjarjet e datës 23 shkurt:
Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton draft-planin e punës së Komisionit për vitin 2022 (Kuvendi i Kosovës, Salla N302, ora 9:00)
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) në kuadër të Akademisë së Gazetarëve për Integritetin e Informacionit, mban konferencën: “Luftimi i dezinformatave me bazë gjinore” (Vendum, ora 9:00)
Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shqyrton draft-planin e punës së Komisionit për vitin 2022 (Kuvendi i Kosovës, Salla N204, ora 9:00)
Qeveria e Kosovës mban mbledhje (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00)
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton disa raporte me amendamente të komisioneve funksionale për disa projektligje (Kuvendi i Kosovës, salla C203, ora 10:00)
Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, pret në takim shefin e misionit të EULEX, Lars-Gunnar Wigemark (Zyra e Kryetarit, ora 10:00)
Komisioni për Integrim Evropian në bashkëpunim me Institutin EPIK, organizon tryezë me temën: “Presidenca Franceze e Këshillit të Bashkimit Evropian” (Kuvendi i Kosovës, salla N506, ora 10:00)
Mbahet ceremonia e pranim-dorëzimit të donacionit në shkollën “Musa Zajmi” në Gjilan (Ora 11:00)
Sindikata e Sektorit Privat të Kosovës mban konferencë për shtypë lidhur me gjendjen e punëtorëve të sektorit privat te Kosovës dhe pagën minimale ne vend (Zyrat e Sindikatës, ora 11:00)
Kuvendi i Kosovës vazhdon seancën plenare (KK, ora 12:00)
Mbahet ceremonia e pranim-dorëzimit të donacionit të pajisjeve IT dhe mobilje në gjimnazin në Shillovë të Gjilanit (Ora 12:30)
Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) mban konferencën vjetore: “Të drejtat e njeriut në institucionet korrektuese 2021” (Hotel Star HILL, Veternik, ora 13:00)
Federata e Futbollit e Kosovës prezanton trajnerin e ri të Kombëtares së Kosovës (Hotel Emerald, ora 13:00)
YouCanDo promovon librin me ese mbi diskriminimin ndaj personave me nevoja të veçantë të quajtur “Dritë shpirti” (Amfiteatri i Bibliotekës Kombëtare, ora 13:00)
Bëhet prezantimi i certifikatave të ndihmës shtetërore për zyrtarët e ministrive të linjës dhe prezantimi i videove të ndihmës shtetërore (Hotel Prishtina International, ora 14:00)