Komisioni për të Drejtat e Njeriut takim me përfaqësuesit e Zyrës ligjore të kryeministrit, MASHTI-t, MSH-së, MPB-së dhe MFPT-së mbi aktet nënligjore sipas Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijës. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 10:00)
Kryesia e Kuvendit të Kosovës mban mbledhje. (Kuvendi i Kosovës, salla C-301, ora 11:00)
Komisioni Ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Bordit për Ankesa të Mediave shqyrton listën e kandidatëve të propozuar për anëtarë të Bordit për Ankesa të Mediave. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 11:00)
Prokurori i Speciales në rastin Salih Mustafa – gjykimi. (Hagë, ora 11:00-16:00)
Kryetari i Prishtinës Përparim Rama dhe drejtori i Përgjithshëm i SHSKUK-së Valbon Krasniqi Nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi. (Objekti i vjetër i Komunës së Prishtinës, ora 11:00)
Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Alain Giresse mban konferencë për media në kuadër të grumbullimit për miqësoret kundër Burkina Fasos dhe Zvicrës. (Hotel “Emerald”, ora 11:00)
Shoqata Down Syndrome Kosova, në kuadër të Ditës Botërore të sindromës Down do të vendosë tri tezga me produktet e punuara nga anëtarët me sindromë. (Sheshi “Zahir Pajaziti” Prishtinë, ora 11:00).
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në bashkëpunim me Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Ushqim dhe Bujqësi FAO do ta shënojnë Ditën Ndërkombëtare të Pyjeve. Marrin pjesë presidentja Vjosa Osmani, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, udhëheqës i i Zyrës së BE-së në Prishtinë, ambasadori Tomash Szunyog. (Parku Nacional Blinajë Lipjan, ora 11:00)
Lidhja Demokratike e Kosovës dega në Gjilan, mban konferencë për medie. (Selia e LDK-së Gjilan, ora 11:00)
Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës, mban takim letrar me rastin e Ditës botërore të poezisë. (Lokalet e reja të LSHK-së, ora 12:00)
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim ambasadoren greke, Chryssoula Aliferi. (Kabineti i kryetarit, ora 13:00, pamje në fillim të takimit)
Konferencë me rastin e publikimit të raportit “Lufta në Ukrainë: Propaganda dhe Dezinformimi”, nga platforma e verifikimit të fakteve hibrid.info në bashkëpunim me Departamentin e Gazetarisë në UP “Hasan Prishtina”. (Salla ‘Idriz Ajeti’, kati i dytë, Fakulteti i Filologjisë UP, ora 13:00)
Nën përkujdesjen e presidentes Vjosa Osmani mbahet marshi për nder të Ditës Botërore të sindromës Down. (Marshi nis nga ndërtesa e Kuvendit deri te Sheshi “Zahir Pajaziti” Prishtinë, ora 13:30)
Nënshkruhet memorandumi i bashkëpunimit në mes të ETEA dhe Qendrës për Hulumtime Psiko-Sociale dhe Mjekësore si dhe përfaqësuesve të shkollave, përfituese të projektit “Biblioterapia”: ShFMU “Xhemail Mustafa” – Prishtinë, ShFMU “Emin Duraku” – Prishtinë dhe ShFMU “Mihal Grameno” – Fushë Kosovë. (Zyrat e ETEA-s, objekti i bibliotekës “Hivzi Sulejmani” lagjja “Dardania”, rruga “Sadik Bekteshi”, nr. 16, Prishtinë, ora 13:30)
Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) i Rahovecit mban mbledhjen e dytë të radhës. (Salla e Kuvendit Komunal në Rahovec, ora 15:00)
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Pyjeve, shfaqet dokumentari “Run for Sharr”, në të cilin alpinistja Uta Ibrahimi, shpërfaq bukurinë, por edhe dëmtimin e malit Sharr. (DokuKino, Prizren, ora 18:00)
Shtëpia e filmit “Click Production” shfaq premierën e filmit të metrazhit të shkurtër artistik “Sharing” – me rastin e Ditës Botërore të Sindromës Down. (Kino “Armata”, Prishtinë, ora 18:00)