Banorët e lagjes “Lakrishta”, “Qendra” dhe “Bregu i Diellit” mbajnë protestë kundër ndërmarrjes “Prishtina Parking”. (Para objektit të Komunës së Prishtinës, ora 09:00)
Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes shqyrton Projektligjin Nr. 08/L-113 për Policinë Ushtarake në Forcën e Sigurisë së Kosovës. (Salla N302, ora 09:30)
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere mban mbledhjen e radhës (Salla C203, ora 10:00)
Banorët e lagjes “Kalabria” në Prishtinë mbajnë protestë për të kundërshtuar shfuqizimin e planit për lagjen e tyre. (Para objektit të Komunës së Prishtinës, ora 10:00)
Kuvendi i Komunës së Prishtinës mban mbledhje. (Komuna e Prishtinës, ora 10:00)
Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI) organizon konferencën vjetore “Forumi Rajonal i Dialogut dhe Bashkëpunimit”. (Hotel “Emerald” Prishtinë, ora 10:00)
Mbahet promovimi i librit “Krimet e luftës kundër pacientëve dhe personelit mjekësor, të kryera nga forcat policore dhe ushtarake serbe në QKUK gjatë periudhës 1998-1999”. (Hotel Grand, Salla e Kuqe kati i 2-të, ora 11:00)
OJQ ACDC – Qendra Avokuese për Kulturë Demokratike mban konferencën “Kriza e Ukrainës, ndikimi në Kosovë”. Do të diskutohet situata aktuale në Ukrainë dhe ndikimi i saj në marrëdhëniet e Kosovës dhe Beogradit me Prishtinën (Platforma Zoom, ora 11:00)
Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) mban konferencë për medie lidhur me organizimin e Final 4 të Ligës Unike në konkurrencën e femrave dhe do të nënshkruhet kontrata për organizimin e kësaj ngjarje. (Zyrat e FBK-së, ora 11:00)
Komiteti Olimpik i Kosovës organizon konferencën për media, me rastin e pjesëmarrjes në Festivalin Olimpik Evropian Dimëror për të Rinj (EYOF) Vuokatti 2022. (Hotel “Sirius”, Prishtinë, ora 11:00)
Komisioni për Integrime Evropiane mban mbledhje (Salla N302, ora 12:00)
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu pret në takim një delegacion nga Shtëpia e Bardhë. (Presidencë, 15:00)
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu pret në takim Kancelarin e Austrisë, Karl Nehammer.. (Presidencë, ora 16:10)
Ministria e Punëve të Jashtme edhe Diasporës, në bashkëpunim me Qendrën Frankofone Universitare, promovojnë librin “Lahuta e Malësisë”, i përkthyer në gjuhën frënge. (Fakulteti Filologjik, salla “Idriz Ajeti”, ora 18.00)