Nard Ndoka do të jetë pjesë e televizionit! Ish-deputeti do të moderojë emisionin “Hola Nardi” në ‘E Diell’ në Top Channel. Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë ai teksa ishte i ftuar mëngjesin e sotëm në Top Albania Radio.
‘Këtu ka një problem, politika është shndërruar në teatër, edhe thashë më mirë aty ku bëhet show. Është për t’i dhënë një lloj sinjali edhe politikës. Aty ku bëhet politikë, duhet seriozitet, duhet përgjegjësi. Nëse kanë ndonjë ide për shoë, le të vijnë ta provojnë edhe ato. Kjo ishte një ide e imja që e kisha diskutuar me miqtë e mi para disa kohësh. Tani ishte koha e përshtatshme, sepse vura re se tashmë njerëzit kanë nevojë të qeshin, sesa të merren me politikë”, u shpreh Ndoka.
Me humor ai tha se do të ketë të ftuar kryeministrin Edi Ramën por edhe Silvio Berluksonin.